Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e Martin Zubimendit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 6 Korrik, 2025

Komente


Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e Martin Zubimendit

Arsenali ka prezantuar zyrtarisht mesfushorin Martín Zubimendi si përforcimin më të ri për sezonin e ardhshëm. Spanjolli i është bashkuar klubit londinez nga Real Sociedad, duke nënshkruar një kontratë afatgjatë.

Transferimi i Zubimendit i ka kushtuar Arsenalit rreth 64-65 milionë euro, një shumë që do të paguhet në këste sipas marrëveshjes mes dy klubeve.


Zubimendi është një nga mesfushorët më të kompletuar të La Ligës në vitet e fundit dhe shihet si një përforcim kyç në projektin e Mikel Artetës.

“Ky është një moment i madh në karrierën time. Është lëvizja që kërkoja dhe që doja ta bëja. Sapo shkel këtu, e kupton sa i madh është ky klub dhe kjo skuadër.”

“I kam vënë syrin Arsenalit sepse stili i tyre i lojës më përshtatet mua. Ata kanë treguar potencialin e tyre kohët e fundit dhe më e mira ende nuk ka ardhur”, ka deklaruar mesfushori spanjoll.

Zubimendi do t’i bashkohet menjëherë përgatitjeve parasezonale të skuadrës dhe pritet të jetë një pjesë kyçe në mesin e fushës, përkrah lojtarëve si Declan Rice dhe Martin Odegaard.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj