Presidenti Begaj takon Donald Trump në SHBA, thekson miqësinë shqiptaro-amerikane

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 27 Shtator, 2025

Komente


Presidenti Begaj takon Donald Trump në SHBA, thekson miqësinë shqiptaro-amerikane

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti Begaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke e cilësuar miqësinë shqiptaro-amerikane si të pathyeshme dhe strategjike.

“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, ka shkruar i pari i Shqipërisë.
Në takim kanë qenë të pranishme edhe Zonjat e Para të të dy vendeve, duke i dhënë eventit një karakter ceremonial dhe simbolik të veçantë.


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj