Ky është i riu që vdiq në rrethana të dyshimta në Ferizaj

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Dhjetor, 2024

Komente


Ky është i riu që vdiq në rrethana të dyshimta në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në Ferizaj. Në rrethana të dyshimta, një i ri u gjet i vdekur në banesën e tij, në rrugën ‘Enver Topalli’. Gazeta Sinjali raportoi sot se Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe janë zbuluar disa detaje për këtë rast që tronditi familjen e viktimës.


Rasti ka ndodhur në orët e pasdites dhe viktima është gjetur nga motra e tij i shtrirë në dhomë dhe pa shenja jete.


Sinjali ka mësuar se i riu që vdiq është Egzon Baliu, rreth 26-vjeçar.


Posa rasti është raportuar nga familja, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, përfshirë ekipin mjekësor të Emergjencës.


Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e të riut dhe më pas është tërhequr trupi i pajetë për t’u dërguar për obduksion.


Në vendngjarje, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ka marrë informacionet e para për këtë rast të rëndë.


Të njëjtat burime kanë bërë me dije se dyshimet e para lidhen me përdorimin e tepërt të barnave nga i ndjeri dhe një gjë e tillë pritet të konfirmohet tutje.


Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti dhe do të ndërmerren veprime tjera brenda afatit ligjor.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj