Valmir Elezi: Shorti për renditjen e subjekteve politike tërhiqet nesër

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 5 Janar, 2025

Komente


Valmir Elezi: Shorti për renditjen e subjekteve politike tërhiqet nesër

Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të tërheqin nesër numrat e tyre për renditje në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Lajmin e konfirmoj zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka thënë Elezi.


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj