Liverpooli fiton përballë Southamptonit, shkon në +16 nga vendi i dytë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 8 Mars, 2025

Komente


Liverpooli fiton  përballë Southamptonit, shkon në +16 nga vendi i dytë

Liverpooli ka fituar me rikthim përballë Southamptonit me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

The Reds ishin duke e dominuar ndeshjen përballë The Saints, mirëpo befasisht u gjenden në disavantazh.



Në minutën e 45+1-të, William Smallbone mashtroi portierin Alisson Becker dhe gjithë mbrojtjen e Liverpoolit, duke lëshuar një goditje lehtas në portën e tyre.



Por, ne 45 minutat e dytë ishte një tjetër skenar dhe Liverpooli i përmbysi shifrat për një minutë.

Në minutën e 52-të, Darëin Nunez pranoi një asistim nga Luis Diaz, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Një minutë më vonë, Nunez fitoi një penallti pasi u rrëzua në zonë, ndërsa nga pika e bardhë i saktë ishte Mohamed Salah.

Egjiptiani ishte sërish në listën e golashënuesve, kur realizoi sërish nga penalltia (88’), për rezultatin final 3-1.

Liverpooli vazhdon të jetë lider me 70 pikë, ndërsa në xhiron e 30-të takohen me rivalin lokal – Evertonin.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj