Spiropali në Samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 11 Qershor, 2025

Komente


Spiropali në Samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali mori pjesë në Samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa, ku u shpreh se Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme


Spiropali u shpreh se nuk mund të jenë indiferentë ndaj realitetit që është përpara.

“Odesa është një qytet simbol i guximit dhe qëndresës. Samiti Ukrainë–Evropa Juglindore është një pikë bashkimi – një rikonfirmim kolektiv i vlerave tona të përbashkëta: paqes, sovranitetit dhe stabilitetit rajonal. Ndodhemi këtu për të shprehur solidaritetin tonë të palëkundur me Ukrainën në luftën e saj të drejtë dhe heroike për të mbrojtur pavarësinë, demokracinë dhe popullin e saj.Si përfaqësuese e një kombi të vogël, por qëndrestar, një kombi që e di mirë çmimin e lirisë dhe vlerën e paqes, jam sot këtu për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Ukrainën. Ne jemi përkrah jush sepse besojmë thellësisht në parimet që na bashkojnë – parime që tashmë sulmohen nga agresioni i paprovokuar dhe brutal i Rusisë.Ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj realitetit që kemi përpara. Kjo luftë – tashmë në vitin e saj të tretë – ka tronditur themelet e rendit ndërkombëtar. Ajo ka lëshuar një hije të gjatë dhe të errët mbi Evropë, duke kapërcyer kufijtë e Ukrainës. Dhe nuk rrezikohet vetëm e ardhmja e një shteti sovran, por vetë integriteti i sistemit ndërkombëtar, të bazuar në rregulla”, është shprehur ajo.

Tutje, ajo tha se agresioni i Rusisë është më shumë se një shkelje e integritetit territorial të Ukrainës, sipas saj është një sfidë ndaj demokracisë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj