Protesta në Tiranë: Hidhet gazlotsjellës, Tedi Blushi hipën mbi autobot

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka hipur mbi autobot, me qëllim që ta bllokojë atë.
Protesta e opozitës nisi me tensione që në minutat e para, pasi policia kundërshtonte bllokimin e akseve në kryeqytet.
Deputetët e opozitës nga ana tjetër kundërshtuan efektivët dhe u përplasën fizikisht me ta.
Deri më tani ka disa të shoqëruar nga policia, ndërsa një person është lënduar nga uji me presion.
Hidhet gazlotsjellës dhe ndërhyn autoboti për të hapur kalimin te Sheshi Wilson
Tirana është paralizuar që prej orës 17:00 këtë të martë prej protestës së opozitës.
Demokratët ashtu si në protestën e 29 tetorit po vijojnë me të njëjtën strategji të mosbindjes civile, me bllokim rrugësh, bllokim aksesh apo nyjesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet.
Deputetët janë ndarë në disa grupe në pikat kyçe të Tiranës, si Bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”.
Shumë prej qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me mjetet e tyre kanë ngelur të bllokuar prej më shumë se një ore tashmë.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar rrethrrotullimin e Sheshit Wilson në qendër të Tiranës.
Hedhja e gazit ka bërë që deputetët e opozitës, të cilët ishin afër, të largohen me shpejtësi, ndërkohë që autoboti me ujë avancoi i shoqëruar nga efektivë të shumtë të policisë, të cilët tentonin të hapnin rrugën.
Pas pozicionimit në një vend të përshtatshëm përballë protestuesve, autoboti nisi shpërndarjen e ujit me presion për të përçarë bllokadën e protestuesve.
Komente