Zbulohet çmimi i vërtetë i Alexander Isak – kjo ndryshon gjithçka për Liverpoolin

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 31 Korrik, 2025

Komente


Zbulohet çmimi i vërtetë i Alexander Isak – kjo ndryshon gjithçka për Liverpoolin

Një gazetar i respektuar me lidhje të ngushta te Neëcastle United ka dhënë një përditësim të rëndësishëm lidhur me përpjekjet e Liverpool për të transferuar sulmuesin Alexander Isak. 

Liverpool ka shpenzuar shumë gjatë afatit kalimtar të verës për të forcuar skuadrën në prag të mbrojtjes së titullit në Ligën Premier. 



Florian Wirtz, Jeremie Frimpong, Hugo Ekitike dhe Milos Kerkez janë ndër blerjet më të mëdha të tyre deri tani, ndërsa nënshkrimi i Isak do të ishte një sinjal i fuqishëm për rivalët. 



Të enjten u raportua se sulmuesi suedez po stërvitet i vetëm tek ish-klubi i tij, Real Sociedad. 

Gazetari Keith Downie raportoi të mërkurën se 25-vjeçari nuk ishte paraqitur fare në qendrën stërvitore të Newcastle dhe dha sqarime për situatën e përfolur të transferimit të tij në ‘Anfield’.


 “Unë besoj plotësisht se nëse Liverpool paraqet një ofertë të madhe, marrëveshja do të realizohet”. 

“Çështja është nëse Liverpool mund të sigurojë fondet. Newcastle e ka vendosur çmimin në 150 milionë euro dhe kjo është ajo që ata kërkojnë”. 

“Mendoj se në fund marrëveshja do të mbyllet për rreth 135 milionë euro, që gjithsesi do të ishte një rekord i ri për Ligën Premier”, tha Doënie në një video në YouTube. 

Isak është një emër i njohur me përvojë në elitën angleze. Ai ka shënuar 54 gola në 86 paraqitje që kur iu bashkua Neëcastle në vitin 2022, dhe sezoni i tij i jashtëzakonshëm 2024/2025 riktheu ekipin e Eddie Howe në Ligën e Kampionëve, duke i sjellë gjithashtu trofeun e parë madhor pas 70 vitesh.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj