Rrahje mes pesë personave në Viti, përdoret armë zjarri – një i lënduar, të dyshuarit në mbajtje

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 12 Maj, 2025

Komente


Rrahje mes pesë personave në Viti, përdoret armë zjarri – një i lënduar, të dyshuarit në mbajtje

Gjatë ditës së sotme në fshatin Ballancë të Vitisë ka ndodhur një përleshje fizike mes pesë personave, ku njëri prej tyre ka përdorur edhe një armë zjarri. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk është raportuar asnjë person i lënduar.



Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për media se një nga të përfshirët në konflikt ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Sipas mjekut kujdestar, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Konfirmimi i plotë nga zëdhënësi Hashani:

“Më datën 11.05.2025 rreth orës 14:10 kemi pranuar informacion se në fshatin Ballancë të komunës së Vitisë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje ka ardhur deri te konfrontimi fizik mes pesë (5) personave meshkuj kosovarë, në të cilin rast dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe një armë zjarri – pistoletë e llojit TT – me të cilën dyshohet se është shtënë tri herë. Nga këto të shtëna nuk ka pësuar askush.”

Gjatë përleshjes fizike, një person ka marrë lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në qendrën emergjente të Spitalit Rajonal të Gjilanit.

Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar armën e dyshuar, tri gëzhoja dhe tre fishekë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është realizuar kontroll në shtëpitë e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme.

Pas intervistimit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj