Britania e Madhe dhe SHBA-të: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 20 Qershor, 2025

Komente


Britania e Madhe dhe SHBA-të: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe homologu i tij amerikan, Marco Rubio, kanë diskutuar mbi situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe rrugët drejt një zgjidhjeje diplomatike për çështjen bërthamore të Iranit.

Lammy përshkroi situatën në rajon si “të rrezikshme” dhe theksoi nevojën për një “zgjidhje afatgjatë të çështjes bërthamore”.

Ai shtoi se tani ekziston një “dritare brenda dy javëve të ardhshme” për arritjen e një marrëveshjeje diplomatike.

Të dy negociatorët ranë dakord se Irani nuk mund të zhvillojë ose të pajiset kurrë me armë bërthamore, sipas një deklarate të zëdhënësit të Marco Rubios.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të marrë një vendim final mbi përfshirjen amerikane në Iran brenda dy javësh./

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj