Rashford mungon edhe në derbin ndaj Liverpoolit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Janar, 2025

Komente


Rashford mungon edhe në derbin ndaj Liverpoolit

Marcus Rashford nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Liverpoolit në Premier League.


Këtë e konfirmoi Amorim, ku tregoi mungesën e tij shkaku i një gripi.

“Marcus është i sëmurë dhe nuk po stërvitet. Unë mendoj se ai do të jetë jashtë”. “Situata është ende e njëjtë, ai është si të gjithë lojtarët e tjerë”, thotë Amorim.

Rashford, ka marrë vëmendje kohët e fundit pas fjalëve të tij në një intervistë ku tha se “jam gati për një sfidë të re”, të cilët tifozët e morën këtë deklaratë si një dëshirë e anglezit për t’u larguar në janar.

Ai nuk u aktivizua në 5 ndeshjet e kaluara, mes tyre edhe në derbin ndaj Manchester Cityt.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj