Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona të cilët ishin të kërkuar prej kohësh nga organet e drejtësisë. Sipas policisë në bashkëpunim me ekipet relevante, kanë realizuar me sukses arrestimin e tyre të cilët ishin të kërkuar saktësisht nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Arrestimi i tyre është bërë në dy lokacione.
“Në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, në shtëpinë e tij është arrestuar i dyshuari E.K. (19 vjeç), i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”. Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej dy (2) vitesh. Në një rast tjetër, në fshatin Dubravë, është arrestuar i dyshuari E.A. (18 vjeç), i kërkuar për veprën penale “Grabitja”. Edhe ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej një (1) viti. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave për kapjen e personave të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjeve ligjore. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Komente