Anulimi i dy tenderëve nga Komuna, reagon asamblisti, Besim Haziri.

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 16 Dhjetor, 2024

Komente


Anulimi i dy tenderëve nga Komuna, reagon asamblisti, Besim Haziri.

Sot, gjatë një konference për media, asamblisti, z. Besim Haziri, në emër të LDK-së, adresoi pezullimin e dy tenderëve të rëndësishëm nga Komuna e Ferizajt:


1. Furnizimi me dru për shkolla dhe institucione komunale (Numri i referencës: 656-24-10267-1-1-1), pezulluar në nëntor.

2. Mirëmbajtja e rrugëve gjatë sezonit dimëror (Numri i referencës: 656-24-8916-2-1-1), pezulluar së fundmi.


❗ Pasojat e këtyre pezullimeve janë serioze:


• Shkollat po mbeten pa ngrohje, duke rrezikuar shëndetin e nxënësve dhe duke ndërprerë procesin mësimor.


• Rrugët janë në rrezik të bllokohen nga bora dhe ngricat për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.


Z. Haziri theksoi se ky është një dështim i papranueshëm i qeverisjes komunale, ndërsa kërkoi që:


✅ Të gjendet një zgjidhje emergjente për furnizimin me dru për shkolla dhe institucione.

✅ Të ndërmerren masa të menjëhershme për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit.

LDK Ferizaj mbetet e përkushtuar për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj