Raporti preliminar i autopsisë – nga çka dyshohet se vdiq 27-vjeçari në Lipjan

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 8 Korrik, 2025

Komente


Raporti preliminar i autopsisë – nga çka dyshohet se vdiq 27-vjeçari në Lipjan

Në Inspektoratin Policor të Kosovës që po e heton rastin me autorizim të Prokurorisë, tashmë ka arritur raporti fillestar i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IMPL).

Kështu merr vesh Insajderi, e cila shkruan se raporti preliminar, konstaton në përgjithësi, se përtej gjendjes paraprake që kishte 27-vjeçari para se të prangosej nga policët, tashmë të suspenduar e nën masën e ndalimit, vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja. Në raportin fillestar ende nuk është specifikuar nëse ndrydhja ka shkaktuar sulmin në zemër, apo asfiksion (pengim të rrugëve të frymëmarrjes), por një zgjerim i raportit pritet të bëhet ditëve në vazhdim.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj