Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë që po mbahet në Yerevan të Armeninë.
Karateisti kosovar ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 75 kilogramë për senior.
Maliqi ishte i hatashëm në luftën për medaljen e bronztë, duke mposhtur rivalin italian, Daniele De Vivo, me rezultat 5:4.
Për medalje të bronztë lufton edhe karateisti tjetër, Islam Selmani.
Komente