Vuçiq për sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok: Përpjekje për luftë hibride ndaj Serbisë, po i kryejmë hetimet tona

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 1 Dhjetor, 2024

Komente


Vuçiq për sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok: Përpjekje për luftë hibride ndaj Serbisë, po i kryejmë hetimet tona

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha në një konferencë për media se Serbia ka “dyshime të caktuara” se kush e shkaktoi shpërthimin që e dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok të premtën në darkë.

Ai tha se ka pasur “një tentim për një sulm të madh dhe të ashpër hibrid ndaj Serbisë”, ndërsa tha se po e zhvillojnë një hetim.

“Ata (Prishtina) akuzuan menjëherë Beogradin dhe Serbinë se qëndronin pas saj. Beogradi dhe Serbia nuk e kishin idenë për këtë dhe askush nuk duhet të shqetësohet, nuk ka një gjë të tillë, sepse nuk mund të provoni diçka që nuk ekziston”, tha Vuçiq.

Ai tha se po ndjekin “me kujdes” gjithçka që “është paralajmëruar nga Prishtina” dhe “sponsorët ndërkombëtarët” të Kosovës, siç i referohet bashkësisë ndërkombëtare. Vuçiq akuzoi edhe mediat e Kosovës.


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj