Prokuroria në Ferizaj inicion 25 aktakuza për 33 persona për vepra të ndryshme penale

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Mars, 2025

Komente


Prokuroria në Ferizaj inicion 25 aktakuza për 33 persona për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka vazhduar angazhimin për trajtimin e veprave të ndryshme penale. Kjo prokurori nëpërmjet raportit 24 orësh ka njoftuar se ka ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore, duke përfshirë ndalimin e një personi të dyshuar, parashtrimin e një kërkese për caktimin e masës së paraburgimit dhe ngritjen e 25 aktakuzave kundër 33 personave për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të këtij aktiviteti ndaj 6 persona janë ngritur aktakuza për dhunë në familje, pastaj ndaj 9 personave për lëndim të lehtë trupor, ndaj 3 personave për sulm, ndërkaq ndaj 4 personave për keqpërdorim të betimit.


Po ashtu sipas prokurorisë janë ngritur aktakuza edhe ndaj dy personave për “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, pastaj ndaj 2 personave janë ngritur aktakuza për vjedhje, ndaj një personi për kanosje,, ndaj një personi tjetër për vjedhje të shërbimeve, ndaj një personi për vjedhje të rëndë dhe ndaj një personi për mbajte të armëve pa autorizim.



Kjo prokurori ka vazhduar me aktakuza edhe për një person për kontrabandim me mallra, pastaj për një person për ndërtim pa leje, dhe ndaj një personi për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për të garantuar respektimin e ligjit dhe forcimin e sigurisë në komunitet. Ajo u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë dhe të raportojnë çdo veprim të kundërligjshëm për një shoqëri më të sigurt dhe të drejtë. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj