Jeton Raka kandidat i LVV-së për kryetar të Kaçanikut

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Jeton Rakës për kryetar të Komunës së Kaçanikut në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Në një takim të mbajtur me strukturat e LVV-së në Kaçanik, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit organizativ Alim Rama dhe deputetit Zyba, u konfirmua mbështetja e plotë për Rakën, i cili aktualisht mban pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
“Në Kaçanik fituam në zgjedhjet qendrore dhe tash do të qeverisim edhe me komunën. Me kryetarin e ri, Jeton Raka, që ka mbështetjen e qytetarëve, do ta shndërrojmë Kaçanikun në një shembull të qeverisjes së ndershme, të përgjegjshme dhe zhvillimore”, thuhet në njoftimin e LVV-së
Komente