PDK: Nuk ka votë për Albulena Haxhiun

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 24 Prill, 2025

Komente


PDK: Nuk ka votë për Albulena Haxhiun

Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca e katërt me rradhë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Sikurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim karshi propozimit të Albulena Haxhiut për kryetare Kuvendi.

Nga kjo parti në një përgjigje kanë thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për kandidatën e VV-së, Albulena Haxhiu.

Mërgim Lushtaku në një prononcim ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ndërruar qëndrim.

Ai tha po ashtu që PDK-ja do të mblidhet nesër në mëngjes para seancës për të diskutuar lidhur me hapat e mëtutjeshëm.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj