Nuk vlen asgjë goli i Muriqit, Real Madridi merr tri pikë ndaj Mallorcas

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 30 Gusht, 2025

Komente


Nuk vlen asgjë goli i Muriqit, Real Madridi merr tri pikë ndaj Mallorcas

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Mallorcas në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga.



Tri golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë.

Të parët që shënuan ishin mysafirët me anë të sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.

Muriqi shënoi gol të bukur në minutën e 18’të.


Por, nuk zgjati shumë festa e Mallorcas. Pasi skuadra e Xabi Alonsos shënoi dy gola të shpejt me anë të Arda Guler dhe Vinicius Jr.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e nëntë pikëve në pozitën e parë në La Liga.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj