Shkarkohen tre komandantë të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë

Policia e Kosovës ka bërë ndryshime në pozitat drejtuese të komandantëve të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë.
Sipas Policisë, kapiten Faik Jahmurataj është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Pejë, ndërsa kapiten Enis Lluka do të udhëheqë Stacionin Policor në Klinë.
Kapiten Afrim Sylaj, i cili më parë ka shërbyer në Stacionin Policor në Suharekë, është transferuar në Qendrën Rajonale Operative të Drejtorisë Rajonale në Prizren.
“Këto ndryshime bëhen me qëllim të rritjes së efikasitetit në menaxhim dhe përmbushjes së detyrave policore në përputhje me prioritetet operacionale të Policisë së Kosovës”, ka thënë Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net.
Komente