Moti për ditën e sotme: Me vranësira dhe intervale me diell

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 31 Gusht, 2025

Komente


Moti për ditën e sotme: Me vranësira dhe intervale me diell

Sot parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar në zona të caktuara, të shoqëruara po ashtu me ndonjë shkarkesë rrufeje, njofton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 27°C.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj