Napoli edhe zyrtarisht bën ofertë për Garnachon

Anësori i Manchester Unitedit, Alejandro Garnacho mund të largohet në këtë afat të janarit.
Lideri i Series A, Napoli ka bërë ofertë prej 50 milionë eurosh për argjentinasin, të cilët e shohin si zëvëndësues të Kvaratskhelias i cili u largua drejt PSG-së.
Garnacho, madje kishte kontaktuar edhe me trajnerin e Napolit, Antonio Conte.
Për të po ashtu ka interesim edhe nga Chelsea, të cilët kontaktuan me Garnachon dhe agjenti i tij po ashtu është parë në “Stamford Bridge”, në ndeshjen që Chelsea zhvilloi ndaj Wolves.
Garnacho, këtë sezon ka bërë 32 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola dhe 5 asistime për Unitedin në të gjitha garat.
Komente