VV nuk ndërron mendje, Kryeziu-Hyseni: Haxhiu do të vazhdojë të jetë kandidate për kryeparlamentare

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 15 Maj, 2025

Komente


VV nuk ndërron mendje, Kryeziu-Hyseni: Haxhiu do të vazhdojë të jetë kandidate për kryeparlamentare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka konfirmuar në “Politiko” se Albulena Haxhiu do të vazhdojë të jetë kandidate për kryeparlamentare.

Ajo ka thënë se LVV-ja konsideron se Albulena Haxhiu është personi adekuat për postin e kryeparlamentares.

“Nuk është e rëndësishme se kush do ta ushtrojë pozitën e kryeparlamentarit, por kjo pozitë do të ushtrohet nga përfaqësues i LVV-së sepse është e drejtë e jona. Nuk mund që të funksionojmë në bazë të asaj se i pelqen apo jo PDK-së e LDK-së. Ne konsiderojmë që Haxhiu është personi adekuat dhe vazhdon edhe me tutje të jetë kandidate e jona”, ka thënë ajo.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj