Mërgimtarët po shkojnë: Pritje të gjata në Merdare e te Dheu i Bardhë

A O A O Postuar: 6 Janar, 2025

Komente


Mërgimtarët po shkojnë: Pritje të gjata në Merdare e te Dheu i Bardhë

Kosovarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare edhe këtë mëngjes, po përballen me pritje të gjata.


Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:15), situata paraqitet më e ngarkuar në pikën kufitare në Merdar, ku pritjet për automjete arrijnë nga 100 deri në 120 minuta në dalje.


Gjithashtu, aty është regjistruar një kolonë e gjatë prej 1 kilometër.



Ndërkohë, pika të tjera si Dheu i Bardhë kanë pritje deri në 20 minuta për dalje dhe një kolonë prej 80 metrash.


Në pikat si Hani i Elezit, Jarinje, Vërmicë, dhe të tjera, pritjet janë minimale duke u kufizuar nga 3 deri në 5 minuta, si për automjetet ashtu edhe për kamionët.


Udhëtarët këshillohen të monitorojnë përditësimet e situatës në kufi për të shmangur vonesat e gjata. /Telegrafi/



A O
Autor

A O


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj