Gjatë javës së kaluar Policia në Ferizaj pezullon 10 patentë shofer për shkelësit në trafik

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Mars, 2025

Komente


Gjatë javës së kaluar Policia në Ferizaj pezullon 10 patentë shofer për shkelësit në trafik

Policia Rajonale në Komunën e Ferizajt ka vazhduar angazhimin e saj për të rritur sigurinë në trafik dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, gjatë javës së kaluar janë ndërmarrë masa të shumta kundër shkeljeve të rregullave të komunikacionit. Megjithatë një aksident mjaftë i rëndë që ka ndodhur në javën e kaluar ia mori jetën një qytetari. Ndërkaq, prej datës 24 shkurt e deri më 02 mars 2025, janë shqiptuar gjithsejtë një mijë e 188 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 10 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, nëpërmjet një komunikate për media ka apeluar për bashkëpunim nga ana e qytetarëve për një trafik më të sigurt.



“Po ashtu gjatë javës së kaluar janë regjistruar gjithsejtë 36 aksidente, nga të cilat: 1 aksident me fatalitet, ku ka mbetur i vdekur 1 person, 10 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 11 persona dhe 26 aksidente me dëme materiale. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, ka thënë midis të tjerash Veseli.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj