Zyrtare: Milani emëron Igli Taren si drejtor të ri sportiv

Milani ka njoftuar zyrtarisht se Igli Tare është drejtori i ri sportiv pas muajsh negociatash, duke nënshkruar një kontratë tre-vjeçare.
“AC Milan njofton emërimin e Igli Tare si drejtor sportiv të ekipit të parë. Ai do të raportojë drejtpërdrejt te drejtori ekzekutiv i klubit, Giorgio Furlani”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
“Jemi të kënaqur të mirëpresim Igli Taren në familjen Rossoneri. Ai është personi i duhur për të nisur një kapitull të ri”.
“Kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me një kuptim të thellë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të mbështetur kapitullin e ardhshëm të klubit, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv”, shtoi Furlani në faqen zyrtare të klubit.
Komente