Komuna e Ferizajt mbështet fermerët me fidane të mjedrës dhe sistem të ujitjes

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 21 Maj, 2025

Komente


Komuna e Ferizajt mbështet fermerët me fidane të mjedrës dhe sistem të ujitjes

Komuna e Ferizajt edhe gjatë këtij viti i ka përkrahur fermerët me fidane të mjedrës përfshirë foninë e zezë dhe sistemin e ujitjes.

Për ta pranuar këtë donacion, procedurat kanë qenë mjaftë të lehta vetëm interesimi i fermerëve për t’u marrë me këto kultura dhe toka është dashur të jetë në emër të tyre.


Burim Bajrami, drejtor për Bujqësi në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se secili fermer në Ferizaj deri më tash ka marrë mbështetje nga komuna në kategori të ndryshme.



Sipas tij së fundmi kanë përfituar tetë fermer me nga 25 ari fidane të mjedrës.

“Kriteret kanë qenë të lehta dhe këta tetë fermer i kanë plotësuar kriteret për të përfituar nga 25 ari me fidane të mjedrës. Si komunë kemi planifikuar t’i shpërndajmë këto fidane për 2 hektar në përgjithësi. Vlenë të theksohet se të gjithë fermerët gradualisht po përfitojnë mbështetje institucionale në kultura dhe projekte të ndryshme. Qëllimi jonë është që ta zhvillojmë sa më shumë bujqësinë dhe t’i përkrahim fermerët në forma të tilla”, ka thënë Bajrami.






Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj