Transferimi në Arabinë Saudite, Vinicius Jr flet për thashethemet.

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 23 Janar, 2025

Komente


Transferimi në Arabinë Saudite, Vinicius Jr flet për thashethemet.

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior si duket ia ka mbyllur derën një transferimi në Superligën e Arabisë Saudite, përkundër ofertave të larta për klubin dhe lojtarin.

Vinicius Jr u ​​emërua MVP në fitoren 5-1 të Real Madrid ndaj Salzburgut në Ligën e Kampionëve, pasi shënoi dy gola në Santiago Bernabeu për të siguruar fitoren për skuadrën e tij.


Mes thashethemeve që e lidhin atë me një lëvizje në Arabinë Saudite, ku Al-Ahli thuhet se ka gati 350 milionë euro për të, Vinicius Jr u tregua gjakftohtë duke konfirmuar të ardhmen te Los Blancos.

“E ardhmja ime? Real Madrid!”, deklaroi shkurtimisht Vinicius, para se të bëjë një postim tjetër në rrjetet sociale.

“101 gola me klubin tim të ëndrrave. Kam ardhur si fëmijë dhe të jem në gjendje të hyj në historinë e këtij klubi më bën njeriun më të lumtur në botë”.

“Faleminderit të gjithë shokëve të mi që më ndihmuan të arrij këtë numër. Hala Madrid”, ka shkruar Vinicius në Instagram. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj