Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në Prizren

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 18 Maj, 2025

Komente


Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në Prizren

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit.

Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19 vjeçare ka ndërruar jetë, kurse dy persona të tjerë janë lënduar.

Mediat lokale kanë publikuar emrin dhe fotografinë e së ndjerës.

Mësohet se ajo është Dilge Nanovçe.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se nga të lënduarit, njëri prej tyre ka lëndime të rënda.

“Sot më datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasoj e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga ata femër 19 vjeçare si pasoj e lëndimeve ka vdekur, ndërsa dy tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda (25 vjeçar), e tjetri( 27 vjeçar) lëndime të lehta trupore”, ka thënë Bytyqi.



Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj