Agim Ademi shtron darkë për homologun e tij nga Islanda

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 19 Mars, 2025

Komente


Agim Ademi shtron darkë për homologun e tij nga Islanda

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka mirëpritur në takim homologun e tij nga Islanda, Thorvaldur Örlygsson dhe drejtorin teknik Jaki Sveinsson si dhe delegatin e ndeshjes së UEFA-s, Anthony Bloch nga Anglia.


I pari i FFK-së, ka shtruar edhe një darkë, para ndeshjes së nesërme, Kosovë-Islandë, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

“Në prag të ndeshjes së ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, Kosovë-Islandë, sipas traditës shtrova darkë për presidentin e Federatës së Futbollit të Islandës, Thorvaldur Örlygsson dhe drejtorin teknik Jaki Sveinsson si dhe delegatin e ndeshjes së UEFA-s, Anthony Bloch nga Anglia.

Takimet e tilla janë mundësi e mirë për të ndarë përvojat, për të diskutuar mbi zhvillimin e futbollit në vendet tona dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy federatave.

Jam i bindur se dy ndeshjet kundër Islandës do të jenë spektakël i vërtetë dhe do ta na dhurojnë emocione të pafundme të gjithëve!

Forca Kosovë!”,

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj