Dalin pamje të reja nga tragjedia në Koçan

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 16 Mars, 2025

Komente


Dalin pamje të reja nga tragjedia në Koçan

Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në rrjetet sociale qarkullojnë video nga vendi i improvizuar si diskotekë ku dyshohet se fishekzjarret shkaktuan zjarrin e kobshëm për të rinjtë që zbaviteshin me grupin DNK.

Sipas informacioneve zyrtare në koncert morën pjesë rreth 1500 persona, pas së cilës ndodhi një rrëmujë për dalje.

Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi ADN, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje oksigjeni, kanë informuar familjarë të artistit.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari, ka edhe qindra persona të lënduar, ku 118 prej tyre janë të hospitalizuar nëpër spitalet e Shkupit, Shtipi dhe Koçanit.


https://www.facebook.com/watch/?v=3993434184261957

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj