Erion Veliaj merret i pandehur, SPAK ia komunikon sot akuzat

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 23 Korrik, 2025

Komente


Erion Veliaj merret i pandehur, SPAK ia komunikon sot akuzat

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet t’i komunikojë sot akuzat kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai dhe avokatët e tij duhet që të paraqiten sot në orën 11:00.



Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt.

Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Në të njëjtën dosje janë nën hetim edhe 6 biznesmenë si edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa që vijon të paraqitet në SPAK sipas një mase të zbutur nga gjykata nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Veliaj ka kërkuar vazhdimisht rrëzim të masës së sigurisë, ndërsa së fundmi Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e bërë nga kryebashkiaku.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj