Dështon dhënia e Tregut të Gjelbert në Shfrytëzim në Kuvendin Komunal të Ferizajt

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 27 Dhjetor, 2024

Komente


Dështon dhënia e Tregut të Gjelbert në Shfrytëzim në Kuvendin Komunal të Ferizajt

Mbledhja e Kuvendit Komunal në Ferizaj gjatë së premtes ka vazhduar me kritika e akuza në mes të kuvendarëve. Si rend të ditës dhënia e pronave afatgjate në shfrytëzim, pikërisht për ndërtimin e tregut të gjelbër ka dështuar shkaku i mungesës së votave.

Flamur Istrefi shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e LDK-së, ka thënë se kjo pikë e rendit të ditës si edhe ajo për privatizimin e çerdheve muaj më parë, erdhi me nguti dhe pa diskutime paraprake me ekspert të fushës dhe grupe të interesit.

“Në seancën e rregullt të KK Ferizaj e cila u mbajt sot, si pikë të rendit të ditës kishim propozim vendim për dhënjen e pronave në shfrytëzim afatgjatë të cilat kishin të bënin me ndërtimin e Tregut të Gjelbërt. Kjo pikë e rendit të ditës si edhe ajo për privatizimin e çerdheve muaj më parë, erdhi me nguti dhe pa diskutime paraprake me ekspert të fushës dhe grupe të interesit. Si grup parlamentar kërkuam shtyrjen e kësaj pike të rendit të ditës për seancë tjetër në mënyrë që të kishim më shumë informacion lidhur me këtë temë por duke e parë që pushteti kishte vendosur ta kalonte si pikë, vendosëm që si opozitë ta lëshojmë seancën dhe në këtë mënyrë pamundësuam kontrabandimin”, ka thënë istrefi.

Amir Rexhepi, kuvendar nga radhët e VV-së ka thënë se e kanë kundërshtuar nga fillimi privatizimin e tregut te gjelbër me arsyetim se Komuna e Ferizajt ka dështuar të bëj rregullimin e tregut. “Kujtojmë se Tregu i Gjelbër ka qenë premtim i Agim Aliut, mirëpo nuk ka arritur ta përmbush këtë premtim, për shkak të borgjeve që është futur Komuna e Ferizajt”, ka thënë Rexhepi.

Në anën tjetër Xhavit Zariqi, kryesues i Kuvendit në fillim të mbledhjes ka propozuar të shtyhet mbledhja për shkak të mungesës së votave, ndërkaq kjo është miratuar nga subjektet politike.

May be an image of 11 people, people studying and text

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj