Gjobitet kosovarja në Zvicër, voziti me patentë shofer të Kosovës, bëri aksident dhe iku nga vendngjarja

Një moment i pavëmendjes i kushtoi shtrenjtë shoferes 28-vjeçare. Prillin e kaluar, kosovarja, banore e Nyon-it (VD), po udhëtonte me makinën e saj në autostradën A1, drejt Zyrihut. Kur arriti në rrugën e hyrjes në autostradën e Lenzburgut, ajo kaloi vijën e dyfishtë të sigurisë në zonën e tunelit dhe përfundoi në korsinë e kundërt.
Në të njëjtën kohë, një grua nga Aargau po udhëtonte në drejtim të saj me një Mazda. Gruaja nuk arriti ta shmangte përplasjen dhe u desh vetëm një moment që të ndodhte një aksident i rëndë. Pas përplasjes, kosovarja dëmtoi pasqyrën anësore të makinës Mazda, por nuk u ndal për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe as nuk njoftoi policinë. Ajo u largua nga vendi i aksidentit dhe u gjet më vonë.
Tani ajo është dënuar me një vendim penal.
Patentë shoferi e lëshuar në Kosovë
Gruaja u dënua jo vetëm për kalimin e vijës së sigurisë dhe për shkelje të detyrës së informimit të policisë pas një aksidenti trafiku, shkruan 20 Minuten. Dënimi i saj kishte të bënte edhe me faktin se ajo ishte duke vozitur me patentë shofer të Kosovës dhe kështu kishte shkelur të ashtuquajturin parim të vendbanimit. Kjo do të thotë që leja e drejtimit duhet të aplikohet për vendin ku është vendbanimi i drejtuesit.
Gruaja tani është dënuar me një urdhër penal me një gjobë të kushtëzuar prej 30 tarifash ditore prej 110 frangash secila – pra 3300 franga. Nëse ajo nuk bën ndonjë shkelje në dy vitet e ardhshme, ajo nuk duhet të paguajë gjobën.
Në të kundërt, ajo duhet të paguajë gjobën prej 1400 frangash. Ajo gjithashtu duhet të paguajë tarifën për mos njoftimin e policisë, prej 800 frangash si dhe 310 franga për shpenzimet e policisë, përcjell albinfo.ch. Aksidenti i ka kushtuar gjithsej 2510 franga.
Aksidenti mund të ishte parandaluar
Siç thekson prokuroria publike në urdhrin penal, mënyra e vozitjes së pakontrolluar e gruas përbënte rrezik real jo vetëm për të, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës. Të paktën askush nuk u lëndua dhe dëmi material nuk shkoi më öart se në 2000 franga.
Sipas prokurorisë publike, 28-vjeçarja “me shumë gjasa” mund ta kishte parandaluar aksidentin nëse nuk do ta kishte lejuar veten të shpërqendrohej në mënyrë të panevojshme. Veçanërisht në rrugët me trafik të dyanshëm, ku dy drejtimet e lëvizjes ndahen nga një linjë sigurie e dyfishtë./Express
Komente