Konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 24 Maj, 2025

Komente


Konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”, i cili ka nisur më 15 maj 2025 me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara, janë shqiptuar 21 gjoba dhe janë konfiskuar 18 motoçikleta për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të ndryshme të rregullave të trafikut.


Policia njofton se kontrollet intensive do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelon për respektim të rregullave nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.



Qytetarët ftohen të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose përmes numrave të telefonit: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj