Çeku kandidat i VV-së për Prishtinën, Kurti: Ai është çfarë i duhet kryeqytetit, për ta bërë Prishtinën vend ku njerëzit jetojnë dinjitetshëm

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Hajrullah Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale.
Lideri i VV-së Albin Kurti ka thënë se Hajrullah Çeku është çfarë i duhet kryeqytetit për të qeverisur mirë, për t’i dalë ballë përgjegjësisë në çdo fushë e për ta bërë Prishtinën vend ku njerëzit jetojnë mirë dhe banojnë dinjitetshëm.
“Aktivist i devotshëm, njeri i kulturës, patriot e intelektual. Hajrulla Çeku është kandidati ynë për Prishtinën, unanimisht i nominuar nga kryesia e qendrës së Lëvizjes në këtë qytet. Ai është çfarë i duhet kryeqytetit për të qeverisur mirë, për t’i dalë ballë përgjegjësisë në çdo fushë e për ta bërë Prishtinën vend ku njerëzit jetojnë mirë dhe banojnë dinjitetshëm. Gjatë mandatit të tij si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë shumë edhe për Prishtinën. Pas 12 tetorit, si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe fitues i zgjedhjeve, do të mund të bëjë edhe më shumë për kryeqytetin”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Komente