Vuçiqi nënshkruan marrëveshje ushtarake me Hungarinë pas ujdisë Kosovë-Kroaci-Shqipëri

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 1 Prill, 2025

Komente


Vuçiqi nënshkruan marrëveshje ushtarake me Hungarinë pas ujdisë Kosovë-Kroaci-Shqipëri

Në Beograd është nënshkruar të martën një marrëveshje në mes të Serbisë dhe Hungarisë në fushën e mbrojtjes. Marrëveshja për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq dhe ai i Mbrojtjes së Hungarisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para mediave ka thënë se nga të gjitha vendet e rajonit, Serbia ka bashkëpunimin më të zhvilluar në mbrojtje me Hungarinë, duke shtuar se janë duke shkuar drejt në aleance ushtarake në mes të këtyre dy vendeve.

Kjo lëvizje e Serbisë ka ndodhur pas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake në mes të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë disa ditë më parë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj