Ballkani fiton në frymën e fundit ndaj Dukagjinit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 7 Shkurt, 2025

Komente


Ballkani fiton në frymën e fundit ndaj Dukagjinit

Ballkani ka arritur një fitore të madhe 1-0 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Orges Shehit i ka marrë tri pikë të mëdha në minutat shtesë në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, duke treguar se do të jetë një kandidat i madh në luftën për titull.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët ishin më kërkues për të fituar ndeshjen.



Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin përsëri skuadër më e mirë, duke krijuar më shumë, rrezikuar më shumë, por edhe duke gjetur golin e fitore.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e pestë shtesë me anë të Sunday Adetunji, i cili shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1-0.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 36 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i shtati me 21 pikë

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj