Testimet në Urën e Ibrit u kryen nga një kompani e kontraktuar nga BE-ja

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 26 Qershor, 2025

Komente


Testimet në Urën e Ibrit u kryen nga një kompani e kontraktuar nga BE-ja

Mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë të martën janë kryer testime, por Qeveria në detyrë nuk ka qenë e informuar se kush po i kryen ato.

Dy ditë më vonë bëhet e ditur se personeli i një kompanie të kontraktuar nga Bashkimi Evropian ka kryer testimet teknike në urë.

“Personeli i angazhuar në testimet teknike të kryera në Urën e Mitrovicës është i një kompanie private të kontraktuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për Kohën.

Në testimet e së martës ishin të angazhuar punëtorë të shumtë, kamionë të rëndë e pajisje të ndryshme.


Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, pati thënë se ministria ka kryer testimet vitin e kaluar, e se për testimet e 24 qershorit pati shtuar se “ne nuk jemi duke bërë kurrfarë testime dhe nuk jemi të informuar kush po bën testime në urë”.


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj