Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 15 Mars, 2025

Komente


Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Mallorca mori një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Espanyolit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit spanjoll. 

Ky triumf i ka mundësuar atyre që të vazhdojnë të ëndërrojnë për një pozitë që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm. 

Protagonisti kryesor në këtë takim ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili i bëri të gjitha në këtë takim. 


Ylli dardan fillimisht shënoi autogol në minutën e 53-të për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 mysafirëve. 

Ai pati një mundësi për ta përmirësuar gabimin e tij në minutën e 62-të, por dështoi të shënonte nga penalltia. 

Megjithatë, kjo duket se ishte ditë me fat për 30-vjeçarin, pasi ai realizoi gol në minutën e 97-të për t’i dhënë fitoren me rezultat 2-1 ekipit të Mallorcas.

Për paraqitjen që pati në këtë ndeshje Muriqi u vlerësua me notën 7.0 nga Sofascore

Përveç golit të shënuar ai pati edhe tri gjuajtje në drejtim të portës, dy gjuajtje të bllokuara dhe një driblim të kompletuar. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj