Autobusët në varg, kompania kosovare çon në Beograd serbët për të mbështetur Vuçiqin

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 15 Mars, 2025

Komente


Autobusët në varg, kompania kosovare çon në Beograd serbët për të mbështetur Vuçiqin

Presidentit autoritar të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kur i nevojiten përkrahësit ata i gjen edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë.


Dhe për t’i sjellë në Beograd gjithmonë ka përdorur kompani kosovare të autobusëve.

Disa autobusë të kompanisë “Barileva Tourist” janë parë të parkuar në Beograd.

“Ata që nuk i kanë parë autobusët e shqiptarëve në Jagodinë janë miq të Vuçiqit”, thuhej në një shkrim i përdoruesi në Facebook që ka publikuar videon në të cilën shihen autobusët e kompanisë nga Kosova.

Edhe vite më parë kur ishte organizuar një protestë nga përkrahësit e Vuçiqit ishin përdorur kompanitë nga Kosova për bartjen e mbështetësve të tij.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj