Bizneset në Ferizaj protestojnë për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës hyrëse

Bizneset që operojnë në Komunën e Ferizajt kanë mbajtur sot një protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me mënyrën si po zhvillohet projekti “Zgjerimi i Rrugës në hyrje të Ferizajt”, i cili implementohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), transmeton KosovaPress.
Ata thanë se rreth këtij projekti, jo vetëm se bizneset nuk kanë informacione, por as komuna e Ferizajt nga MMPHI-ja.
Përfaqësuesi i bizneseve, Muharrem Mehmeti, u shpreh se mos qasja në autostradë e kësaj pjese të bizneseve ka dëmtuar në zhvillim ekonomik këtë pjesë.
Tutje, ai shtoi se kanë kontaktuar me kompaninë që ka kryer projektin, po nga ta është thënë se projekti nuk është i tyre pasi që nuk ka vulën dhe nënshkrimin e tyre dhe kjo ka ngrehur shqetësimet e tyre.
E avokati që po merret me këtë rast, Leutrim Himaj shtoi se kanë paraqitur kërkesë që të mos zhvillohen punimet, për shkak se së fundi ka një vendim të ri preliminar në lidhje me shpronësimin e kësaj zone, i cili është i paqartë për bizneset.
Bizneset deri më tani kanë dërguar dy padi, një në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ne departamentin e çështjeve administrative dhe një në Gjykatën Supreme. /Kp
Komente