Muriqi mund të rikthehet në Turqi, kërkohet nga Beshiktashi

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 23 Qershor, 2025

Komente


Muriqi mund të rikthehet në Turqi, kërkohet nga Beshiktashi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi mund të rikthehet sërish në Superligën e Turqisë, kanë njoftuar mediumet turke të hënën. Thuhet se Muriqi është i gatshëm të largohet këtë verë nga ekipi spanjoll për t’u kthyer në futbollin turk pas pesë vjetësh.

Është skuadra e Beshiktashit, që po synon transferimin e Muriqit dhe tashmë ka bërë gati edhe ofertën për kartonin e tij. Skuadra turke do të ofrojë 5 milionë euro për ta bindur Mallorcan në lirimin e Muriqit, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për sulmin.

31-vjeçari ka kontratë me Mallorcan deri në verën e vitit 2027, ndërsa sezonin e fundit ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 2 asistime në 29 paraqitje në La Liga.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj