Arsim Abazi rrëfen për përballjet me argjentinasin e njohur Ariel Ortega dhe yjet e tjerë te Fenerbahces

Ish-futbollisti ka rrëfyer se si ishin përballjet me argjentinasin e njohur Ariel Ortega dhe yjet e tjerr që kishte Fenerbahce.
“Si shkova, me kënd po luaja, kundër kujt, pasi siç e dimë në Fenerbahce luante lojtari më i mirë në botë në atë kohë, Ariel Ortega dhe unë e ruaja siç themi si fllaster”, ka rrëfyer trajneri aktual i Ferizajt.
“Ortega ishte së bashku me Diego Maradonan në ekipin e Argjentinës dhe ishin një tandem i mirë”.
“Andaj, kur ke afër një lojtar të tillë të rrënqethet trupi dhe tani kur iu tregoj fëmijëve të mi edhe ata habiten se kundër kujt kam luajtur”, rrëfen më tej Abazi.
Komente