Cila është qendra juaj e votimit – verifikoje për pak sekonda

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 7 Shkurt, 2025

Komente


Cila është qendra juaj e votimit – verifikoje për pak sekonda

Të dielën nis procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të vendit, ku qytetarët do të japin verdiktin e tyre në qendrat e votimit nëpër komunat e tyre për të dhënë votën për një subjekt politik.

Por, nëse qytetarët nuk e dinë dhe duan të informohen se në cilën qendër votimi të votojnë, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mundësuar që përmes këtij linku të informoheni saktë për qendrën në komunën tuaj.

Në këtë link ju duhet të shënoni vetëm numrin personal të letërnjoftimit dhe datën e lindjes suaj.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, nga 2 milionë e 47 mijë e 295 qytetarë, në Republikën e Kosovës janë 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj