Aksident i rëndë në veri, lëndohen disa policë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 13 Dhjetor, 2024

Komente


Aksident i rëndë në veri, lëndohen disa policë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin në orët e mbrëmjes të një mjeti blindë të policisë në veri.

Veton Elshani nga Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë të Veriut ka konfirmuar për KosovaPress se bëhet fjalë për një vet-aksident.

“Rreth orës 20:00, në fshatin Grabovc ka ndodhur një vet-aksident, ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa policë. Ka të lënduar, por gjendja e tyre është stabile, sipas mjekëve. Të lënduarit janë në spitalin rajonal Mitrovica Jugu”, ka thënë Elshani, duke mos bërë të ditur numrin e policëve të lënduar.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj