Me një hat-trick nga Fernandes, Manchester United kualifikohet në çerekfinalen e Europa League

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 13 Mars, 2025

Komente


Me një hat-trick nga Fernandes, Manchester United kualifikohet në çerekfinalen e Europa League

Manchester United është kualifikuar në çerekfinalen e Europa League.

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar në ”Old Trafford”, Manchester United shënoi fitore ndaj Real Sociedadit, me rezultat 4-1.

Djajtë e kuq” kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm, 5-2.

Sociedad ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi, me golin e Mikel Oyarzabal, i cili u tregua i sakt nga penalltia, në minutën e 10-të.

Gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi Bruno Fernandes barazoi shifrat nga pika e bardhë, në minutën e 16-të.

Një tjetër penallti e ekzekutuar nga Fernades, i dha epërsinë Manchesterit, në minutën e 50-të.

Në minutën e 87-të, futbollisti portugez kompletoi hat-trickun.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Diogo Dalot, në minutën 90+1

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj