Sulmohet një person me aftësi të kufizuara në Ferizaj

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 12 Maj, 2025

Komente


Sulmohet një person me aftësi të kufizuara në Ferizaj

Policia në Ferizaj, ka pranuar një informatë përmes rrjeteve sociale lidhur me një incident, ku dyshohet se është sulmuar fizikisht një person me aftësi të kufizuara, i njohur si “Cufa”. Policia ka pranuar informatën të hënën rreth orës 11:00, por rasti dyshohet të ketë ndodhur dy ditë më parë.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për Telegrafin se menjëherë pas pranimit të informatës, hetuesit e stacionit policor në Ferizaj janë angazhuar dhe kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar, i cili është ftuar në stacion për intervistim.


“Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë në sheshin e qytetit. Me autorizim të prokurorit të shtetit, policia ka nisur procedurat për shqyrtimin e kamerave të sigurisë me qëllim të sqarimit të rrethanave të rastit”, ka thënë Veseli.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj