Zyrtare: Rapid Bukureshti njofton transferimin e Drilon Hazrollajt

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 29 Mars, 2025

Komente


Zyrtare: Rapid Bukureshti njofton transferimin e Drilon Hazrollajt

Gjiganti rumun Rapid Bukureshti përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije transferimin e Drilon Hazrollajt. 

Hazrollaj tash e sa kohë po lidhej me një largim të mundshëm nga Malisheva, ku pikërisht Rapidi ishte ekipi favorit për të siguruar shërbimet e talentit kosovar. 


Ndonëse pritej që zyrtarizimi i tij të bëhet pas përfundimit të sezonit, duket se drejtuesit e klubit rumun kanë nxituar në këtë proces. 

Drilon Hazrollaj është në formë të jashtëzakonshme, ku sezonin e kaluar ai arriti të shënojë 28 gola dhe të japë 11 asistime në 36 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat.  

Arritjet kanë vazhduar edhe në sezonin aktual, në të cilin ylli kosovar ka nëntë gola dhe tri asistime.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj